Markoviq: Nuk ka zgjedhës me identitet të dyfishtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Shenjat e gishtrinjëve të 102 personave, për të cilat verifikimi i sistemit AFIS ka treguar të jenë në përputhje me të tjerët, nuk tregon për identitet të dyfishtë, por është lëshim i aparatit për marrjen e shenjave ose i administratës, shprehet zëvendëskryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq.  Ministri i Mbrendshëm Goran Danilloviq, tha dje se sistemi ka treguar se 102 persona kanë idenitet të dyfishtë në regjistrin zgjedhor.

Për Markoviq  nuk është surprizë që Daniloviq vazhdimisht jep deklarata me qëllim që të ngatërrojë opinionin publik. Ai shtoi se lista e votuesve është e shumë e rregullt dhe e besueshme, dhe se në tre muajt që  ishte në Ministri, ai pati mundësi të sigurohet për këtë nëpërmes sitemit AFIS i cili atëherë sapo ishte vendosur në punë. “Gjatë kontrollit vërtetuam se në listë ndodhej 1 zgjedhës me identitet të dyfishtë dhe evidentuam 272 gabime në marrjen e shenjave të gishtrinjave, nga të cilat 170 prej tyre u eliminuan menjëherë”, the në mes tjerash Markoviq.

Share.