Markoviq në Finlandë: Mali i Zi ka mbështetje të plotë në rrugën drejt BE-së

Markoviq në Finlandë: Mali i Zi ka mbështetje të plotë në rrugën drejt BE-së

0

Finlanda përkrah fuqishëm politikën e zgjerimit të BE, ka deklaruar kryeministri i këtij shteti Juha Sibilla gjatë takimit me kryeministrin e Malit të Zi Dushko Markoviq.

Siç është kumtuar nga qeveria, Markoviq dhe Sibilla janë pajtuar  gjatë takimit punues në Helsinki se Mali i Zi ka bërë progres të fuqishëm në procesin e integrimeve evropiane dhe se në vazhdim të këtij procesi gëzon përkrahjen e plotë të Finlandës e cila në pjesën e dytë të vitit të ardhshëm e merr presidencën me BE. Markoviq ka përshëndetur idenë e progresit të bazuar në arritjen individuale dhe të vlerave për anëtarësim në BE duke shtuar se me përkrahjen e Finlandës pret edhe përkrahjen e vendeve tjera nordike.

Please follow and like us: