Markoviq: Komunat janë duke shpenzuar në mënyrë të papërgjegjëshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, ka deklaruar se duhet ndaluar gjenerimi i shpenzimeve të pa nevojshme të cilët janë prodhim i administratave të pa përgjegjshme lokale dhe të ndërmarrjeve të tyre , sepse në këtë mënyrë rrezikohet qëndrueshmëria e buxhetit shtetëror.

Këto komente Markoviq i ka shprehur gjatë takimit me përfaqësuesit e drejtorisë së tatim pagimeve Miomir Mugosha , të drejtorisë së doganave, Vlladimir Jokoviq, dhe të drejtorisë për punët e inspeksionit , Alia Koshuta. Drejtoria e tatim pagimeve  ka raportuar se gjatë 6 muajve të parë, janë grumbulluar  mbi 781 milion euro tatime,  ose 36.6 milion euro më tepër se plani, kurse 104 milion euro më tepër se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Share.