Markoviq i përgjigjet Amfillohijes: Ligjin do ta respektojmë deri në fund

Markoviq i përgjigjet Amfillohijes: Ligjin do ta respektojmë deri në fund

0

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq, i është përgjigjur kryepeshkopit të Kishës serbe në Mal të Zi, Amfillohije Radoviq, se në lidhje me kishën në Rumi institucionet do të repektojnë ligjin deri në fund.

Radoviq në letrën e dërguar kryeministrit thotë se ndërtimi i kishës nuk mund të jetë i paligjshëm pasi për atë zonë nuk ka plan urbanistik, por Markoviq i përgjigjet se fakti që aty nuk ka plan urbanistik do të thotë se çdo lloj ndërtimi është i ndaluar dhe jo që çdokush mund të ndërtojë se çfarë i bjen ndërmend. Ai në letër thotë gjithashtu se institucionet përkatëse në lidhje me kishën në Rumi do të respektojnë ligjin deri në fund.

Please follow and like us: