Markoviq i pakënaqur me gjendjen në shëndetësi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq ka deklaruar se  nuk është i kënaqur me gjendjen në sektorin e shëndetësisë, dhe se me mjetet që ndahen ka mundësi të punohet më mirë. Përveç cilësisë së shërbimit, Markoviq shprehu pakënaqësi posaçërisht me qëndrimin joracional mdaj mjeteve që shpenzohen për këtë sektor.

“Këtë vit për shëndetësi janë planifikuar 198 milion, shifër që me siguri do të kapërcehet, çka është shumë për një vend të vogël si Mali i Zi. Me shpenzim racional të këtyre mjeteve mund të arrihen rezultate më të mira”, tha Markoviq.

Ai edhe një herë përsëriti qëndrimin e tij se Mali i Zi nuk ka nevojë për fakultet të mjeksisë, pasi do të ishte me më leverdi që shteti të financojë studentët të shkollohen jashtë vendit.

Share.