Markoviq: Aktakuzat për terrorizëm këtë javë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi njoftoi se aktakuzat kundër të implikuarve në tentativën për grusht shteti në ditën e zgjedhjeve do të ngrihen këtë javë. Ai tha se të gjitha kapacitetet e Prokurorisë Speciale janë vendosur në funksion të zbardhjes së këtij rasti , i cili është më i rëndësishmi në historinë e re të Malit të Zi.

Sipas  Markoviq, ka tentativa të vazhdueshme për cënimin e kredibilitetit të Prokurorisë Speciale dhe vetë rastit në mënyrë që aktakuza të mos jetë e besueshme, por se realiteti i ngjerjeve konfirmon se një pjesë e opozitës është në panik në lidhje me ngritjen e aktakuzave.

Share.