Mark Gjonaj fiton mandatin e dytë në New York

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kandidati për Këshillin Bashkiak të New York-ut, Mark Gjonaj, i cili është me prejardhje nga Reçi i Ulqinit, arriti fitore bindëse duke marrë rreth 9200 vota, çka e bën kandidatin më të votuar në këtë qytet. Nata e fitores ishte e madhe dhe është pritur nga mbështetsit e tij me një gëzim dhe entusiasëm të madh në qytetin e Bronxit, New York, kur ai vet e shpalli fitoren mbasi ishin numëruar  93% e votave dhe Gjonaj kryesonte me 9,283 vota, duke u bërë rreth mesnate i pa kapshëm nga sfidanti i tij republikan John Cerini, i cili nuk shkoi më shumë se 34 përqind, pra gjithësejt 6,322 vota.

Kjo është fitorja e dytë e Mark Gjonaj, e cila ka bër një jehonë të madhe te shqiptarët e Amerikës, shqiptarët në diasporë, dhe Shqipëri, Kosovë, dhe trojet shqiptare, përfshirë vendlindjen e prindërve të tij Reçin e Ulqinit, të cilët e festuan atë me mënyrën e tyre, duke pritur deri në orët e para të mëgjesit, kur mësuan fitoren e Mark Gjonaj në rrjetet sociale.

Share.