Mark Cavendish senzacional, në “Tour de France 2021”.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Çiklisti britanik, Mark Cavendish, ka shënuar fitoren e 4-të në edicionin e 108-të të “Tour de France 2021”. Cavendish senzacional, regjistron fitoren e 34-të në karrierën e tij në “Tour de France” dhe barazon rekordin me legjendën belge Eddy Merckx.

Mark Cavendish fiton etapën e 13-të me kohë të kaluar për 05. 04′ 29” orë, që u mbajt në relacionin Nimes-Carcassonne, me gjatësi të shtegut 219,9 kilometra.

36-vjeçari Cavendish është në formën më të mirë, i cili me këtë fitore barazohet me legjendën belge dhe tani ka rastin edhe ta tejkalojë.

Share.