Mariq: Të dhënat do të jenë publike, transparenca është prioritet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri për punë sociale Boris Mariq tha se informacionet për shfrytëzuesit e ndihmës sociale dhe format e tjera të asistencës, do të bëhen publike, në atë nivel që lejon Agjensia për mbrojtjen e të dhënave personale.

Sipas Mariq, shfrytëzuesit e ndihmës sociale kanë qenë të stigmatizuar për vetë faktin se nuk bëhet publik identiteti i tyre, dhe në këtë mënyrë është lënë hapsirë për keqpërdorime dhe të drejtën e tyre për të marrë atë çka u takon me ligj. Sa i përket praktikës së shpërblimit të të punësuarëve, Mariq tha se kjo duhet të bëhet në bazë të formulës së saktë për rezultatet e treguara, çka deri tani nuk ka ekzistuar.

Fakti që Ministria nuk bën vlerësim vjetor të rezultateve të punësuarve përbën problem të veçantë, tha në mes tjerash Mariq.

Share.