Maratona e Pavarësisë Shkodër-Ulqin u mbajt në nderë të viktimave të tërmetit

0

Me shirita të zi në duar në nder të viktimave nga termeti i mëngjesit të 26 nëntorit në Shqipëri, u mbajt Maratona e Pavarësisë Shkodër Ulqin 2019. Këtë vit në maratonë morën pjesë rreth 30 maratonistë të cilët ishin nga Shqipëria, Kosova , Mali i Zi , Maqedonia e vende të tjera të rajonit. Fitues i maratonës u shpall maratonisti nga Maqedonia  Aleksander Kiragjiev i cili u shpreh se ndanë dhimbjen me të gjitha familjet e prekura nga termeti në Shqipëri. Ilir Këllezi nga Korça, i cili zuri vendin e dytë, tha se këtë vit nuk ka rëndësi çmimi por simbolika. Profesor Rrok Lulgjuraj njëherit edhe koordinator i maratonës u shpreh se ky aktivitet dëshmoi edhe njëherë se kufijtë  që na ndajnë janë vetëm formalitete , duke qënë se dhimbjen po e ndajmë të gjithë së bashku. Kryetari i Komunës së Ulqinit  Loro Nrekiq tha se kjo maratonë është një simbolikë e cila kishte për qëllim që të ndante dhimbjen e popullit të Shqipërisë me atë të Ulqinit dhe jo vetëm.

Share.