MANS: Prokuroria nuk ka guxim të marrë në pyetje Gjukanoviqin

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Prokuroria Speciale e Malit të Zi nuk ka guxim që të marrë në pyetje presidentin e vendit Millo Gjukanoviq, lidhur me llogaritë e tij sekrete në parajsat tatimore, të cilët u bënë publik nga afera “Pandora papers”, thonë nga OJQ MANS.

Kjo sipas tyre shihet qartë në faktin se drejtoreshën ekzekutive të kësaj organizate, Vanja Qalloviq Markoviq e kanë thirrur që personalisht të japë deklaratë pranë kësaj prokurorie, ndërsa Gjukanoviq i kanë lejuar që në pyetje të përgjigjet me shkrim.

“Veprime të tilla të prokurorisë konfirmojnë dyshimet tona se ata nuk janë të interesuar fare të gjejnë pronat e fshehura të Gjukanoviq, por vetëm për të mbulojnë çështjen  dhe të mbyllin hetimin sa më shpejt të jetë e mundur. Kjo përfaqëson vazhdimësinë e qëndrimit të kësaj prokurorie ndaj të gjitha çështjeve të dyshimta të Gjukanoviq dhe shoqërisë së tij, dhe nuk është për t’u habitur. Sidoqoftë, është e pakuptueshme që një vit pas ndryshimit të qeverisë, Katniq është ende në të njëjtin pozicion dhe vazhdon të përndjekë ata që zbulojnë krimin dhe korrupsionin. “, thuhet në deklaratën e MANS.

Më herët në një debat televiziv me Katniq, drejtoresha ekzekutive e MANS kërkoi që marrja e saj në pyetje për këtë çështje të bëhet në të njëjtën mënyrë si e Gjukanoviq.

Share.