MANS: Jovaniq po mbron krimin në Kripore

0

Organizata joqeveritare MANS ka akuzuar ashpër gjygjtarin e Gjykatës Ekonomike, Bllazho Jovaniq, se me refuzimin për të marrë masa ligjore ndaj drejtorit administrativ të Kripores, Zharko Ostojiq, është duke mbrojtur krimin që po ndodh në këtë ndërmarrje. Sipas kësaj organizate, Ostojiq me thirrjet për shitjen e tokës shtetërore që shfrytëzohej nga Kriporja është duke vepruar në mënyrë të paligjshme dhe Jovaniq e kishte për detyre të ndërmarrë masat e duhura,  pasi MANS kishte paraqitur padi penale. Pasi Jovaniq refuzoi të marrë masa, kjo organizatë njoftoi se do të paraqesin padi penale edhe për gjygjtarin.

Share.

Leave A Reply