MANS: Heshtja e partive shqiptare e pakuptimtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Nga organizata joqeveritare MANS e kanë cilësuar të pakuptimtë heshtjen e partive shqiptare që janë në koalicion qeveritar, në lidhje me prpopzim ligjin e ri për planifikim hapsinor. Dejan Milovac , nga kjo organizatë, thotë se ky ligj rrezikon resurset natyrore të Ulqinit, prandaj është shqtësuese që mungon reagimi i subjekteve politike shqiptare.

Millovac thotë se shpreson se kjo heshtje nuk do të thotë edhe miratim të betonizimit të Valdanosit dhe Kripores, çka do të përbënte tradhti të interesave qytetare. Nga ministria e zhvillimit të qëndrueshëm dhe turizmit kanë vlerësuar se ky ligj ka për qëllim të eliminojë parregullsitë e deritanishme dhe se nuk përzihet në kompetencat e komunave siç akuzohet nga opozita.

Share.