Manifestimi i parë i KKSH filloj në Plavë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Festimet për nderë të ditës së Flamurit, 28 Nëntorit, kanë filluar tashmë në mbarë trevat shqiptare. Tradicionalisht që nga themelimi KKSH e kremton 28 Nëntorin në të gjitha trevat shqiptare  në Mal të Zi.. Me 25 nëntor  ka filluar edhe kremtimi i parë në Shtëpinë e Kulturës në Plavë.  Në orën 12:00 të dites së premte , SHKA “Maja e Karajfilit” në bashkëpunim me Shoqatën “Alpet Shqiptare “ organizuan program kulturoro-artistik.

Të pranishmit patën mundësi te argëtohen nën tingujt e muzikës folklorike si dhe të urojnë njëri tjetrin për Ditën e Flamurit. KKSH do të organizojë edhe manifestime të tjera në Ulqin dhe Tuz, me datë 28 nëntor.

 

 

/foto: A.Camaj/

 

Share.