Mandiq pyet kryeministrin se çfarë masash janë ndërmarrë kundër protestuesve në Shas

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markoviq nesër në Kuvendin e Malit të Zi do ti përgjigjet pyetjeve të klubeve të deputetëve. Njëra nga ato do të jetë edhe me ndodhjet e fundit në Shas, kur kreu i kishës serbe në Mal të Zi , Amfillohije Radoviq, nuk u lejua që liturgjinë ta mbajë brenda në kishë, por e mbajti në afërsi.

Për deputetin e Frontit Demokratik Andrija Mandiq , kjo gjë është e paparanueshme dhe nga Markoviq kërkon arsyetim se pse kjo nuk  lejua, si dhe për masat që policia ka ndërmarrë kundër pjestarëve të konfesioneve të tjera të cilët kanë protestuar atë ditë.

Share.