Mandiq përshëndet projektin “Ballkani i hapur”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga drejtuesit e Frontit Demokratik (DF), Andrija Mandiq, përshëndeti nismën “Ballkani i Hapur”, e cila u nënshkrua në Shkup nga Aleksandar Vuçiq, Zoran Zaev dhe Edi Rama.  Ai shkroi në Twitter se qarkullimi i lirë i njerëzve, mallrave dhe shërbimeve është një parakusht për zhvillimin e ekonomisë sonë dhe se fshirja e kufijve për tregti më efikase është një ide e shkëlqyer për një jetë më të mirë për qytetarët.

“Qeveria malazeze ka humbur edhe një herë një mundësi të mirë që ky vend të jetë pjesë e një projekti të rëndësishëm të të gjithë rajonit. Mali i Zi duhet t’i bashkohet kësaj nisme sa më shpejt të jetë e mundur dhe të lidhet me përparimin e kësaj pjese të Evropës. Urime dhe respekt të lartë për një hap të madh në lidhjen e qytetarëve të Ballkanit. ”, shkroi Mandiç në Twitter.

Ky projekt nuk mirprit as nga Qeveria e Kosovës, e cila vlerëson se dobi nga ai do të ketë vetëm Serbia

Share.