Mandiq: Fronit Demokratik nuk ka planifikuar grusht shteti

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një nga të akuzuarit për tentativë të grushtit të shtetit në ditën e zgjedhjeve të 16 tetorit të vitit të kaluar, Andrija Mandiq, tha sot para trupit gjykues se ai nuk e ndjen veten fajtor për akuzat e Prokurorisë, dhe se bëhet fjalë për një proces të montuar për të mbrojtur pushtetin aktual.

Mandiq shtoi se Fronti Demokratik nuk ka planifikuar kurrfarë grushti shteti dhe sikur ta kishin këtë qëllim atëherë kjo do të realizohej. Ai fajësoi se për këtë janë fajtor ish kryeministri Millo Gjukanoviq,  Stanko Subotiq, dhe Beba Popoviq, kurse për të akuzuarit e tjerë tha se nuk i njeh fare. Vazhdimi i gjykimit do të fillojë ditën e hënë.

Share.