MALI I ZI VENDO VETË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq tha se është i bindur që marrëdhëniet e Malit të Zi dhe Rusisë do të avancohen në të ardhmen. Ai këtë e deklaroi në pritjen lamtumirës të ambasadorit të federatës ruse në Mal të Zi Andrej Nesterenko. Ambasadori rus me këtë rast konstatoi se gjatë periudhës së misionit të tij diplomatik në Podgoricë ka qenë dëshmitar i zhvillimit të Malit të Zi dhe forcimit të institucioneve shtetërore. Në intervistën dhënë medieve ambasadori rus në largim tha se Mali i Zi duhet të vendosë vetë për anëtarësimin në NATO, por këtë vendim duhet ta marrë në bazë të procedurave demokratike.

Share.