MALI I ZI REFUZON EKSTRADIMIN

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi ka refuzuar ta ekstradojë në Kosovë një serb të dyshuar për krime lufte në Meje të Gjakovës. Mirash Gegoviq është lënë i lirë me vendim të Gjykatës në Podgoricë.

Pos Serbisë, ai tash mund të jetojë lirisht edhe në Mal të Zi. Tashmë janë zvogëluar edhe më shumë gjasat që një ditë të dalë para drejtësisë në Kosovë për krimet që dyshohet se i ka kryer mbi popullatën civile.Gegoviq ishte arrestuar më 19 shkurt të këtij viti, bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga UNMIK-u.

Share.