“Mali i Zi, referendum për në NATO”

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ambasadori i Federatës Ruse në Shqipëri, Alexander Karpushin,ka thënë se fjalën e fundit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO duhet ta thotë populli dhe jo qeveria, duke propozuar një referendum për këtë çështje. Karpushin deklaroi se përshpejtimi i procesit për integrimin e Malit të Zi në strukturat Euro-Atlantike e çojnë këtë shtet tek polarizimi politik dhe ideologjik i shoqërisë civile, që për pasojë mund të ketë probleme ekonomike dhe sociale. Ambasadori rus gjithashtu tha se vendi i tij dëshiron të ketë të njëjta marrëdhënie edhe me Shqipërinë, pavarësisht dallimeve që mund të kenë të dy vendet për disa çështje të caktuara. Ai përmendi marrëdhëniet me Turqinë, që ashtu si Shqipëria është vend anëtar i NATO-s, si model bashkëpunimi mes dy shteteve.

Share.