Mali i Zi Pozitiv dorëzoi listën zgjedhore. Pajoviq në krye.

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi Pozitiv dorëzoi pranë Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ) listën zgjedhore, e cila është nënshkruar nga më shumë se 9.000 qytetarë. Në krye të kësaj liste të titulluar “Mali i Zi Pozitiv – sepse unë e dua Malin e Zi”, është kreu i partisë, Darko Pajoviq.

Ai përsëriti se Mali i Zi Pozitiv në zgjedhjet e ardhshme të tetorit do të dalë në mënyrë të pavarur, si në vitin 2012, kur, siç tha ai, është arritur rezultat i shkëlqyer. “Lista përbëhet nga njerëz i drejtë, profesionistë, njerëz të cilët meritojnë të jenë në listë. U bëj thirrje të gjithë qytetarëve që të jenë të mençur, të  zgjuar, dhe të rishikojmë së bashku ato që  kemi bërë katër vitet e fundit,” tha Pajoviq, duke shprehur bindjen për rezultat të mirë të partisë së tij në zgjedhjet e arhshme.

Share.