Mali i Zi pjesërisht vend i lirë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi në raportin vjetor të organizatës amerikane “Freedom House”, për vendet në tranzicion, ka fituar notën 3.93 dhe është radhitur si demokraci gjysmë e konsoliduar.

Nota më e mirë është një (1), kurse më e dobëta, shtatë (7). “Freedom House”, qeverisjen demokratike në Mal të Zi e ka vlerësuar me notën 4,25, procesin zgjedhor 3,50, kurse shoqëria civile ka fituar notën më të mirë 2,75. 

Siç është theksuar, pavarësia e gjyqësorit ka fituar notën 4,50,  kurse qeverisja demokratike në nivelin lokal 3,50, kurse nota më e dobët është për korrupsion, pesë (5). Mali i Zi në raportin më të ri është vlerësuar si vend pjesërisht i lirë për dallim nga raporti i parafundit kur është vlerësuar vend i lirë.

Share.