Mali i Zi merr ftesën për NATO

Pinterest LinkedIn Tumblr +

28 antaret e Aleancës Euroatlantike kanë rënë dakord mbrëmë që Malit të Zi ti dërgojnë ftesën për NATO. Këtë vendim historik e bëri publik sot në mëngjes sekretari i përgjithshëm i kësaj organizate Jens Stoltenberg.

Ai tha se antaret e NATO-s kanë vlerësuar përparimin e Malit të Zi, por se puna më e madhe pritet në periudhën e ardhshme deri në antarsimin e plotë. Stolteneberg vendimin zyrtar ia dorëzoi ministrit të punëve të jashtme të Malit të Zi Igor Llukshiq, dhe ministres së mbrojtjes Milica Pejanoviq Gjurishiq.

Share.