Mali i Zi duhet të arrijë të ndajë 2% të GDP-së për mbrojtje deri me 2024

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi, si anëtare e ardhshme e NATO-s, planifikon për të arritur me 2024 nivelin e kërkuar të shpenzimeve të mbrojtjes prej 2 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në vit.

Kjo përfshin shpenzimet administrative, operative,  ato të modernizimin dhe pensionet ushtarake është deklaruar nga Ministria e Mbrojtjes. Kjo është një temë aktuale në mesin e anëtarëve të NATO-s, veçanërisht për shkak të situatës së komplikuar të sigurisë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg tha në samitin e fundit të NATO-s në Varshavë se aleanca synon të rris shpenzimet e mbrojtjes.

Lideri i Aleancës ka vlerësuar se vendet evropiane dhe Kanadaja këtë vit do të ndajnë 3% më shumë për mbrojtjen sesa vitin e kaluar, që korrespondon me shumën prej 8 miliardë dollarë amerikanë.

Share.