Mali i Zi ul normën e interesit për borxhin kinez. Kursehen 8 milionë euro në vit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qeveria e Malit të Zi ka zbatuar me sukses marrëvesjen për të ulur normën e interesit për borxhin ndaj Exim Bankës së Kinës, tha Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq.

“Na janë dashur tre ditë pune në ekzekutim dhe disa muaj përgatitje për këtë marrëveshje. Shteti do të ketë kursime prej tetë milion euro në vit,” tha Spajiq në një konferencë për media.

Ai sqaroi se me këtë marrëveshje, normën e interesit të borxhit ndaj Bankës Kineze Exim u ul nga dy përqind në dollar në 0.88 përqind në euro. “Është një marrëveshje me bankat ,kreditori është akoma banka kineze Exim, por dy banka amerikane dhe një franceze morën pjesë në marrëveshje,” tha Spajiq, duke shtuar se këto janë ndër bankat më të njohura në botë. Përveç kursimit prej 8 milionë euro në vit, me këtë marrëveshje u arrit edhe sigurimi nga rreziku valutor.

 

Share.