Mali i Zi shënon sot Ditën e Shtetësisë

0

Mali i Zi shënon sot Ditën e Shtetësisë. Kjo ditë shënohet për të kujtuar 13 korrikun e vitit 1878, kur Mali i Zi në Kongresin e Berlinit u pranua si shtet i pavarur, si dhe 13 korrikun e vitit 1941, kur populli malazez filloi kryengritjen kundër fashizmit. Në referendumin e mbajtur më 21 maj 2006, 55,5 për qind të qytetarëve të cilët kanë dalë në referendum, janë shprehur për pavarësinë e Malit të Zi. Pavarësia është shpallur më 3 qershor, ndërkohë që më 28 qershor të atij viti Mali i Zi u bë anëtar i 192-të i Kombeve të Bashkuara, ndërsa më 11 maj 2007 anëtar i Këshillit të Evropës.

Share.