Mali i Zi në vend të parë në Evropë për orët e punës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi ndodhet në vendin e parë në Evropë për numrin e orëve të kaluara në punë, tregojnë të dhënat e Byrosë së Statistikave Evropiane, Eurostat. Në Mal të Zi mesatarisht punohet 44.5 orë në javë, më së shumti edhe se në vendet e rajonit, dhe në këtë pozitë vazhdon të gjendet që nga viti 2012. Ndër 10 vendet e para në Evropë për orë të punës kryesisht janë vendet ballkanike, në të cilat mesatarisht punohet 42.4 orë në javë, kurse në vendet e Evropës perendimore si Gjermani, punohet 34 orë, Itali 35, kurse në Francë, rreth 36 orë në javë.

Share.