Mali i Zi merr borxh 750 milionë euro në tregjet ndërkombëtare

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Financave (MF) e Malit të Zi dje ka emetuar 750 milion euro në obligacione qeveritare në tregun ndërkombëtar. Ministri i ri i Financave, Milojko Spajiq, konfirmoi këtë informacion dhe tha se paratë do të përdoren për të shlyer borxhet e vjetra me norma interesi të pafavorshme dhe për të investuar në ekonomi.” Është një sukses i madh, pavarësisht nga rënia e parashikuar prej 15 përqind për këtë vit, përqindjes prej 90 përqind të borxhit publik krahasuar me Prodhimin e përgjithshëm bruto, si dhe pasigurisë për ndryshimin e qeverisë. Pavarësisht nga të gjitha këto, Mali i Zi ka arritur të emetojë 750 milion bono.”, tha ndër të tjera ministri Spajiq. Me këtë huazim, tha ai, do të kemi mjete  të mjaftueshme për të investuar në rritjen ekonomike vitin e ardhshëm. Ky huazim është më i madhi i marrë përnjeherësh nga Mali i Zi, pasi qeveritë e mëparshme kanë huazuar vazhdimisht nga 500 milionë euro. Vendi ndodhet në situatë tejet të rëndë ekonomike, jo vetëm si pasojë e pandemisë, por edhe rritjes graduale të borxhit të jashtëm gjatë 10 viteve të fundit, si rezultat i shpenzimeve pa kritet në administratën publike.

Share.