Mali i Zi është stabil, përkundër tentativave për destabilizim

0

Këshilli i Sigurisë Kombëtare i Malit të Zi, në mbledhjen e djeshme vlerësoi se situata e sigurisë në Mal të Zi është normale, përkundër tentativave të shumta për destabilizim. Këshilli u njoftua me raportet nga Drejtoria e Policisë në lidhje me ruajtjen e rregullit dhe qetësisë gjatë festave të fundvitit, si dhe gjatë protestave pas miratimit të ligjit për liritë fetare. U vlerësua se gjendja në vend ishte stabile por e elektrizuar si pasojë e dezinformimeve mediatike nga brenda dhe jashtë vendit, të cilët kishin për qëllim nxitjen e konflikteve. Gjithashtu u vlerësua se sjellja dhe veprimet e organeve të rendit ishin në kuadër të kornizave ligjore.

Share.