Mali i Zi do të blej 2 aeroplanë për kompaninë e re ajrore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mali i Zi do të bëhet pronari i përhershëm i dy aeroplanëve për 21 milion dollarë, njoftoi sot, Ministri i Financave dhe Mirëqenies Sociale, Milojko Spajiq. “Sot u realizua një hap i madh drejt rivendosjes së fluturimeve – Marrëveshje e vjetër  katastrofale, e qiramarries së aeroplanëve mess MA dhe GECAS që parashikonte ndëshkime dhe kosto prej 43 milion dollarë është zëvendësuar me atë të blerjes që do ta bëjë shtetin pronarin e përhershëm të dyaeroplanëve  për 21 milion dollarë “, njoftoi Spajiq në Twitter.

Share.