Mali i Zi dhe Bosnja kanë shërbimin me të dobët për klientët

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në periudhën prej 15 maj deri 15 qershor të këtij viti, kompania hulumtuese “Heraklea” në bashkëpunim me agjencitë për blerje të fshehtë nga rajoni, dhjetëra herë me radhë ka kryer hulumtimin e saj për cilësinë e shërbimeve gjatë blerjes, me qëllim që të gjejë shtetin më të mirë në rajon. Në studim kanë marrë pjesë gjashtë vende nga rajoni: Bosnja e Hercegovina, Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia, Sllovenia dhe Serbia.

“Blerësit sekret” kanë vizituar 800 objekte të ndryshme, siç janë sallone të makinave, banka, pompa benzine, shitore, super-markete, kompani telekomunikimi, objekte hotelierike dhe industri të shërbimit. Sipas hulumtimeve të këtij viti, Maqedonia ka rezultate më të mira, gjegjësisht 78.95 për qind. Sllovenia është në vendin e dytë me 75.60 për qind, duke shënuar rënie prej 3.43 për qind. Serbia me 74.74 për qind është në vendin e tretë, duke shënuar rritje për 1.33 për qind, Kroacia është e katërta me 73.16 për qind, ndërsa me rezultat më të dobët janë vlerësuar Mali i Zi (70.59 për qind) dhe Bosnja e Hercegovina (56.89 për qind).

Share.