M.Duraku- Problemi I lypsarëve mund të zbutet vetëm me largimin nga qyteti i të gjithë lypsarëve të cilët nuk janë shtetas të Malit të Zi dhe nuk posedojnë leje qëndrimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Problemi i lypsarëve në Komunën e Ulqinit është në rritje të dukshme,andaj këto ditë është ndërmarrë një aksion i titulluar “Lypsarët” i inicuar nga Komuna e Ulqinit në koordinim  me autoritetet dhe institucionet kompetente – Drejtorinë e Policisë, Shërbimin e Mbrojtjes dhe Shpëtimit, Policinë Komunale dhe Qendrën për Punë Sociale.

Udhëheqësi i Qendrës për Punë Sociale në Ulqin Mehmet Duraku  tha për televizionin Teuta se ky problem ka ekzistuar dhe do të ekzistojë më tej ,por problematikë vijojnë të jenë jo lypsarët vendas,por ata  të ardhur nga rajoni të cilët nuk janë shtetas të Malit të Zi as nuk kanë leje qëndrimi .

Sipas udhëheqësit të Qendrës Sociale problemi i lypsarëve mund të zbutet vetëm atëherë kur organet kompentente të marrin masa më rigoroze për largimin nga qyteti të gjithë lypsarëve të cilët nuk janë shtetas të Malit të Zi dhe nuk posedojnë leje qëndrimi.

Këtë aksion e ka ndihmuar me artikuj ushqimor pronari i supermarketit “Solaris” z. Nikollë Dukagjini, i  cili u ka siguruar  personave që lypin pako me ushqime, duke ia bërë me dije se lypja në qytetin tonë si destinacion turistik nuk mund të tolerohet.

Është fakt shqetësues që ata janë lypës, të mitur që sillen të lypin nga të afërm të ngushtë ose të largët të tyre,kohë më parë ka deklaruar i pari i Ulqinit Aleksandër Daboviq.

 

H.Nelaj

Share.