Lutje, agjërim dhe bamirësi para Pashkëve

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Krezhmet janë një periudhë e veçantë e vitit liturgjik, periudhë në të cilën populli krishterë përgatitet për të kremtuar misterin e Pashkëve.

Krezhmet përmbajnë në vetvete një angazhim bashkimit me Zotit dhe ky angazhim shtrihet qoftë në planin individual ashtu edhe bashkësior në format e saja tradicionale si: lutje, agjërim dhe bamirësi. Don Gabriell Grabanica famullitar në kishën e Braticës për televizionin Teuta spjegon rëndësinë e kësaj periudhe, dhe shton se për shtatë javët e agjërimit besimtarët katolik lidhin ushqimin të cilin e preferojnë më së shumti, kurse shumën e të hollave të cilën e kishin shpenzu gjatë këtyre 40 ditëve në atë ushqim mund tia dërgojnë një familje që është nevojtare.

Share.