Lunaçek: Fituesi të realizojë kushtet për realizimin e vizave

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Pavarësisht se kush fiton zgjedhjet në Kosovë, duhet të realizojë dy kushtet e domosdoshme për liberalizimin e vizave, thotë në intervistën ekskluzive me Deutsche Welle, Ulrike Lunaçek, raportuese e posaçme për Kosovën. “Unë pres që të gjithë kandidatët, pavarësisht përkatësisë partiake apo në koalicione, gjatë fushatës të bëjnë të qartë se edhe më tej do të ndjekin rrugën e integrimeve evropiane.

Na radhë të parë pres që menjëherë pas zgjedhjeve të plotësojnë dy kushtet kryesore për liberalizhimin e vizave, sepse kjo është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës. Unë shpresoj që edhe fushata do të kalojë në një atmosferë të qetë dhe bashkëpunimi, të mos ketë kërcënime apo akte të dhunshme. Në të kaluarën kemi pasur zgjedhje shumë të qeta në Kosovë, ndaj shpresoj që kështu do të jetë edhe kësaj radhe.”, tha në mes tjerash Lunaçek.

 

Share.