Luftimi i korrupsionit, kusht për viza

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Qytetarët e Kosovës vështirë se deri në fund të këtij vitit do të mundë të lëvizin lirshëm në zonën Schengen. Kushtëzimi, që vendet e fuqishme të Bashkimit Evropian si Gjermania dhe Franca, që po ia bëjnë Kosovës me luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar, ratifikimin e Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi, por edhe frika nga fluksi i qytetarëve kosovarë që mund të dalin në vendet e BE-së, ka bërë që edhe këtë verë qytetarët e Kosovës të presin për viza para dyerve të ambasadave të shteteve perëndimore. Kushtet e vëna për Kosovën i konfirmon ambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, Angelika Viets, e cila thotë se ratifikimi i Marrëveshjes për Demarkacionin me Malin e Zi dhe luftimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar duhet të plotësohen menjëherë.

Share.