LUFTA KUNDËR ISISI- t AFATGJATË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Presidenti Barak Obama tha se lufta kundër grupit Shteti Islamik nuk do të jetë e shpejtë, por një “fushatë afatgjatë.”Zoti Obama u tha gazetarëve të hënën se ISIS është një grup i shkathët që di të shfrytëzojë terrenin dhe që i ka pozicionet brenda në popullsinë civile. Ai tha se mposhtja e militantëve të Shtetit Islamik duhet të jetë punë e forcave lokale në terren, të cilat, shtoi ai, do të vazhdojnë të marrin trajnim dhe mbështetje ajrore nga koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Share.