LQ Perspektiva: Zgjedhjet e reja janë hapi i vetëm i duhur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të dashur qytetarë,

Që nga zgjedhjet lokale të vitit 2018, Lëvizja Qytetare Perspektiva ishte pjesë e koalicionit qeverisës
në Komunën e Ulqinit, si rezultat i koalicionit parazgjedhor me Partinë Demokratike e cila ka
qeverisur së bashku me PDS, Forca e Re Demokratike, UDSH dhe SD. Siç jeni tashmë të njoftuar,
Lëvizja Qytetare Perspektiva nuk është më pjesë e këtij koalicioni si rezultat i zhvillimeve të
mbledhjes së Kuvendit Komunal të mbajtur me datë 30.12.2020.
Mirëpo, duke i parë zhvillimet e fundit në lidhje me zgjedhjen e Kryetarit të ri të komunës sonë, si
rezultat i përfundimit të hershëm të mandatit të Kryetarit aktual për shak të arritjes së moshës së
pensionimit, Lëvizja Qytetare Perspektiva nuk mund të qëndrojë e heshtur përpara shpërfaqjes së
tendencave të qarta për kalkulime politike të cilat qartazi e denigrojnë dhe devalvojnë
legjitimitetin e kryetarit të Komunës. Çdo tendencë dhe veprim i ndërmarrë në këtë fazë për
përzgjedhjen e Kryetarit të ri të Komunës, përtej kandidatëve dhe emrave të propozuar individual,
është shtrembërim i vullnetit të popullit dhe një keqmenaxhim dhe keqpërdorim i shumicës
parlamentare `të zorit`dhe interesave të ngushta politike.
Për përzgjedhjen e Kryetarit apo Kryetares së re të Komunës së Ulqinit dhe për një legjitimitet të
plotë të këtij procesi, partitë politike në vend duhen të rikthehen përfundimisht sërish tek sovrani.
Vetëm një veprim i tillë do të tregonte korrektësi e maturi reale politike dhe një shpërfaqje të saktë
të forcës së subjekteve individuale politike.
Nisur nga kjo, Lëvizja Qytetare Perpsketiva e njofton opinionin e gjërë që nuk do të mbështesë asnjë
iniciativë që tënton të zgjedh Kryetarin e ri përmes çfarëdo procesi tjetër e që nuk del si rezultat i
zgjedhjeve të reja në vend. Zgjedhjet e reja në Komunën e Ulqinit janë hapi i vetëm dhe i duhur që
duhet ndjekur nga të gjitha partitë politikë në vend, pa përjashtim.

Me respekt,
Amir Hollaj
Kryetar
Lëvizja Qytetare Perspektiva

Share.