LORO NREKIQ: EKIPET PO SANOJNË PRISHJET NË TENSIONIN E LARTË

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Moti i lig i shoqëruar  me erëra të fuqishme të ditës së premte ka shkaktuar prishje të mëdha në rrjetin e furnizimit elektrik në disa zona të komunës së Ulqinit. ”Kemi tri ekipe në terren të cilat janë duke evituar prishjet në tensionin e lartë,gjer më tani  janë eliminuar prishjet në Mavrian, ndërkohë që është duke u punuar në Gaç, ku si pasojë e prishjes së rrjetit pa rrymë është akoma kjo zonë”-deklaroi për Televizionin Teuta drejtori i elektrodistribucionitLoro Nrekiq. Nrekiq shtoi që rrjeti i vjetruar distributiv nuk është në gjendje të përballojë erërat e forta ku si pasojë kemi të rrëzuara disa shtylla elektrike. “Gjatë dite besohet që do të mënjanohen edhe prishjet në Plazhin e Madh ku kjo zonë është pa furnizim me energji elektrike. Ndërkohë që do të evitohen edhe prishjet në tensionin e ulët”-deklaroi Nrekiq

Share.