Lori Cana vizitoi Komunën e Tuzit

0

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, së bashku me kryetarin e Kuvendit Fadil Kajoshaj, dhe nënkryetarët Ivan Ivanaj dhe Haris Ramoviq, pritën sot në takim sportistin e njohur dhe ish kapitenin e Kombëtarës së futbollit të Shqipërisë, Lorik Cana, si dhe drejtoreshën ekzekutive të fondacionit “Lorik Cana 5” Jerina Lalaj. Gjatë këtij takimi, kryetari Gjeloshaj falenderoi ish kapitenin për vizitën dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim përmes projekteve të ndryshme në të ardhmën e të cilat do të reflektohen në të mirë të vendit  dhe të banorëve. Cana uroi udhëheqësinë e re të komunës së Tuzit duke u dëshiruar punë të mbarë në misionin e tyre, si dhe potencoi mundësinë e bashkëpunimit me komunën e Tuzit përmes fondacionit të tij në projekte të ndryshme.

Share.