LOPËT PËRSËRI SHKAKTOJNË AKSIDENT NË SHTOJ, LËNDOHEN DY PERSONA

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lopët në aksin rrugorë Ulqin-Adë  janë një problem i kahmotshëm në Komunën e Ulqinit, me një rrezikshmëri të madhe aksidentesh. Kësaj radhe në aksidentin e ndodhur të shtunën mbrëma, janë lënduar dy persona, njëri ndër të cilët është  kryetari i Këshilllit Komunal të PDS-së në Ulqin, Loro Nrekiq. Sipas burimeve të TV Teuta dy të lënduarit janë jashë rrezikut për jetë, por me lëndime trupore dhepër tani  janë të stacionuar në spitalin e Tivarit.

Të përkujtojmë se në të njëjtin aks rrugorë para pak kohësh ka humbur jetën një person nga Tivari, ku shkaktare e aksidentit ishte poashtu një lopë.

Nëse pronarët e bagëtive të këtyre zonave nuk kanë mundësi të ndalojnë këtë dukuri,atëherë  shpresojmë se organet kompetente do të veprojnë në mënyrë profesionale, me qëllim të parandalimit të aksidenteve tragjike në këto zona.

Share.