Lobi Euroatlantik Shqiptar i interesuar për investime në Ulqin

0

Në Ulqin qëndroi për vizitë pune Kryetari i Lobit Euroatlantik Shqiptar Z. Shukri Ymeri, i cili u prit nga Kryetari i Komunës Loro Nrekiq dhe nënkryetarja Hadixhe Gjoni. Lobi Euroatlantik Shqiptar  është organizatë joqeveritare  e cila  ka për qëllim të bashkojë  mbarë mërgatën shqiptare  anekënd  botës.Kryetari i Ulqinit Loro Nrekiq foli për  funksionimin e administratës lokale, për mundësitë dhe rëndësinë që ajo i kushton investimeve  zhvillimore.Z. Ymeri , duke u falenderuar  për pritjen e ngrohtë dhe miqësore tha se tani që ka një pasqyrë më të qartë për përparësitë që i ofrohen investitorëve  dhe do ti ftojë më energjikisht diasporën por dhe investitorë gjerman  që të investojnë në Ulqin. Po ashtu palët u dakorduan që të përgatitet dhe të nënshkruhet  një protokoll bashkëpunimi ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe Lobit Euroatlantik Shqiptar.   

Share.

Comments are closed.