LLunji : Sezoni turistik ka dështuar komplet

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Plazhi i Valdanosit, një ndër plazhet më atraktive në Komunën e Ulqinit, le për të dëshiruar.Plazhi pothuajse i zbrazët,restoranti njëjtë,ndërsa fuqia punëtore është zvogëluar për 70%.Pazari ditor shënon rënije për 90%.

Një ndër pronarët e këtij Plazhi Fuad Llunji, përndryshe një person me një përvojë të bujshme në fushën e turizmit shprehet për Televizionin Teuta se Qeveria e Malit të Zi është dashur të ketë hapur kufinjt shumë më herët,sipas tij ky sezon ka pësuar fijasko totale dhe vështirë do të rikoperohet .Mysafirët të cilët këtë vit shijojnë bukurinë e këtij plazhi në përgjithësi janë vendas,të rrallë janë ata nga regjioni.

Llunji shprehet se” Të Mirat Detare “duhet të solidarizohen me qiramarrësit e plazheve dhe të trajtohen si partner,ulja e qirasë për 50% ka zbutur situatën,por nuk e ka zgjedhur problemin,duke ditur se qiratë janë shumë të mëdha,ndërsa punohet me humbje.

Share.