Llunji: Marketingu i mirë ka ndikuar për një para sezonë të suksesshme

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetari i Asosacionit të Hoteleve dhe Apartamenteve në Ulqin Fuad Llunji tha për  Televizionin Teuta se për një para sezonë turistike të suksesshme siç ishte kjo e këtij viti ka ndikur marketingu i mirë cili i është bërë qytetit të Ulqinit.  Llunji shprehet se pas pothuaj një viti e gjysëm ku çdo gjë ishte e mbyllur , janë mysafirët nga rajoni të cilët i kthyen gjallërinë Ulqinit.

Llunji shtoj se organizimi tradicional tashmë i Maj Festit , por edhe prezantimi i mirë i ofertës turistike nga ana e Organizatës Turistike të Ulqinit janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm në suksesin e kësaj para sezone.

Llunji tha se së bashku me Kryetarin e Komunës së Ulqinit dhe drejtorin e Organizatës Turistike të Ulqinit do të jenë me 26 maj në Kosovë , ndërsa në fillim të muajit qershor në Sarajevë,  ku do të bëjnë prezantimin e ofertës turistike.

Dafina Teliqi

Share.