Llukshiq së shpejti largohet nga qeveria

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi Igor Llukshiq , në fillim të prillit do të largohet nga qeveria, njoftojnë mediat malazeze. Këtë e ka bërë të ditur vetë Llukshiq, sipas të cilit ai do të largohet nga qeveria që të fokusohet në kandidaturën për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.

Kandidaturën e Llukshiq e ka paralajmëruar para disa kohëve edhe kryeministri Gjukanoviq, i cili tha se qeveria ka marrë mendime pozitive nga disa vende për përkrahjen e kandidaturës së ministrit të jashtëm të qeverisë së tij.

Share.