Llesh (Prelë) Camaj, burri 99 vjeçar nga fshati Spi të Hotit

0

Llesh (Prelë) Camaj, burri 99 vjeçar nga fshati Spi  të Hotit

Gati një shekull jetë lumturie

Gjekë Gjonaj

Në kërkim të  burrit më të vjetër  në Malësi  rruga më çoi   në shtëpinë e Llesh Camajt, në fshatin Sukruq, jo larg Tuzit.Portreti i këtij malësori autodidakt,  të ndershëm, fisnik e punëtor është interesant.  Nga biseda me të  mësuam se është burri më i vjetër jo vetëm në Hot, por edhe në Malësinë e Mbishkodrës. Moshatarët e tij, thotë ai, i kanë vdekur para pak vitesh, dhe nuk kujtohet të ketë ndonjë tjetër më të  moshuar  se ai. Edhe pse  është në prag të 100 vjetorit të lindjes  i frikësohet “ exhelit” ( vdekjes).

Në dokumentin kishtar shkruan  se ka lindur në shkurt të vitit 1920,kurse ne atë civil në tetor të po atij viti. Ai, pavarësisht se është spian ( hotian), ka lindur në  Triesh, për shkak se  nëna e tijshtatzënëLulë (  e bija e Maç PalitCacaj),  për të shpëtuar nga lufta e pamëshirshme që bënin ushtarët serbë ndaj popullatës së pafajshme në malin e Hotit. Në kohën kur Lleshi erdhi në jetëte dajat në Triesh, babin  Prëlë e kishte në burg. U deshti të kalojë më se një muaj që  babai i tij ta shohë  dhe ta përqafojë  për herë të parë djalin  e vet.

Llesh Prëla gjithmonë ka qenë i shëndetshëm. Shëndet të mirë gëzon edhe sot. Edhe pse pak muaj e ndajnë nga   100 vite mbi supe Lleshi  nuk i reflekton ato. Me pak vështirësi në të ecur, por ai asnjëherë nuk është mbyllur në shtëpi. Me aq sa mundet jeta e tij është aktive me punë të vogla rreth e rrotull shtëpisë. Deri para pesë vitesh, kur  e ka thyer  këmbën mbi gju, ka kositur.  Gjithnjë është  i fortë, vital  dhe optimist. Ndonëse  i është dobësuar shikimi e  dëgjimi, nuk e pengon atë që të ecën vetë në këmbë dhe të  komunikojë me familjarë,  miq e dashamirë.  Ka një kujtesë të jashtëzakonshme. Ngjarjet e ndodhitë i tregon  duke mos harruar asnjë detaj. Veshet,  mbathet dhe ushqehet pa ndihmën e askujt. Megjithatë ka filuar ta ndiej pleqërinë. “Tash kam fillua me e niepleqninë. Se deri tash se kam nije”, thotë Lleshi.

Jeta fillimisht në fshatin Spi  dhe më vonë në Sukruq e ka “ përplasur” nëpër sfida. Punoi  shumë pa reshtur   punë të ndryshme gati plot një shekull. Ka punuar shumë edhe në të ftohtë. Por asnjëherë  nuk është sëmurë, me përjashtim të  ndonjë gripi të rrallë, kur edhe e ka vizituar mjekun.  Vetëm një herë në jetën e tij mban mend të jetë shtruar në spital, kur , siç e përmendëm më parë, e ka thyer këmbën, e cila tashmë është shëruar krejtësisht. 

Jetëgjatësinë e tij 99-vjeçari  ia  dedikon stilit të jetesës dhe ushqimit   të rregullt.Recetat e kësaj jetëgjatësie janë  përdorimi i ushqimeve tërësisht organike  dhe integrimi në punët e përditshme, ndonëse mjaft të lodhshme. Jeta e tij ka funksionuar me disiplinë  dhe orar të caktuar. Është ushqyer me produkte organike vendore. Me bulmete. Nga produktet e qumështit  më së shumti e ka  preferuar  kosin.   Nuk  e ka pirë  duhanin, as alkoolin, përvese nga  një gotë raki    ose  verë  në ditë që e ka pjekur  ( nxjerrë)   ai vetë. Nuk di se çka është stresi e nervozi.   E karakterizon qetësia dhe durimi.   Nuk lavdërohet për  ndihmat që u ka bërë njerëzve. Veprat e tij të mira nuk ka dëshiruar kurrë t’i bëjë publike.  “Sado që  kam bërë mirë, kam bërë pak”,  shprehet me modesti  Lleshi.

Gjithmonë ka ditur të mposhtë çdo fenomen negativ që e dëmtuan shëndetin. Veç kësaj ka kaluar një jetë pothuaj perfektë. Nuk përjetoi asnjë sëmundje në familje. Asnjë  trazirë. Asnjë shqetësim të theksuar. Asnjë tragjedi.Por, i mbushur me   gëzim familjar.  Me dashuri.  Me respekt. Me mirënjohje. Me përkujdesje .

Jetën e kaloi  në lumturi të plotë. Në harmoni e marrëveshje me bashkëshorten Drane me të cilën tashmë ka mbushur  71 vite martesë. Nga  kjo martesë çifti ka pasur   gjashtë fëmijë , njëdjalë dhe pesë vajza, prej të cilëve më i moshuari është djali Nreka69  vjeç, i cili familjarisht   përkujdeset  për të. Lleshi  ka  19 nipa e mbesa dhe  45 stërnipa e stërmbesa.  Të gjithë e duan. E respektojnë dhe e afrojnë më  të moshuarin e familjes së tyre, bacin Llesh, siç e quajnë jo vetëm familjarët por edhe të tjerët. 

Urojmë që në përvjetorin e 100-të  të  tij,  fëmijët , nipërit, mbesat, stërnipërit dhe stërmbesat  të organizojnë një festë ditëlindjeje të mrekullueshme. Të kremtojmë  të gjithë së bashku   pranë tryezës së rrethuar edhe nga  miqtë dhe dashamirët  e tij të tjerë me  tortën  me mbishkrimin : “Gëzuar 1oo vjetorin e lindjes Llesh!”

Share.

Comments are closed.