Lista Shqiptare : U plotësua një nga shtyllat tona programore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Lista Shqiptare me anë të një kumtese për publik, shprehu kënaqësinë që më në fund u vendos drejtësi në rastin e ullishtës së Valdanosit , me votimin në Kuvendin e Malit të Zi të ligjit i cili hap dyert për kthimin e saj pronarëve të mëparshëm.

 

Lexo edhe:

Pas 43 viteve ,sot pritet të kthehet drejtësia në vend – VIDEO

“Sot, u votua ligji special për kthimin e ullishtës së Valdanosit dhe mbaron një betejë e Ulqinit dhe shqiptarëve në Mal të Zi për identitet, për drejtësi dhe ekonomi!  Ka qenë një betejë e gjatë politike e shoqërore për identitet dhe për të drejtat e veta!

Kujtojmë protestat e vitit 2006 përpara portës së mbyllur të Valdanosit, vendimin e Kuvendit të Ulqinit të 30 marsit 2007 për kthimin, kujtojmë marshin protestues të 2 qershorit të vitit 2008, protestën e 15 dhjetorit të vitit 2008 përpara Komunës, peticionin e 20 qershorit të vitit 2009, protestën e 28 shkurtit 2011 në Qendrën për Kulturë, protestën e 18 prillit 2012, kujtojmë ankesat dhe procedurat ligjore që mbërritën dy herë në Gjykatën Supreme të Malit të Zi, vendimin për hapjen e portës së Valdanosit, kujtojmë hapjen e rrugëve në Valdanos në 2014 dhe në 2021, kujtojmë ndërrimin e ligjit për kthimin e pronave, kujtojmë Cubus Luxin dhe iniciativën e MN Invest për ndërrimin e parcelave të Valdanosit me pyllin në Nikshiq në vitin 2018.  Padrejtësitë nuk shkojnë vetëm. Shoqërohen dhe ngjallin padrejtësi të tjera. Por ne i kemi dalë ballë.  Edhe pse është zvarritë pafund, është sabotuar pafund, kemi vepruar me dëshirën dhe vullnetin më të mirë dhe si rezultat, Valdanosi po na kthehet i paprekur.

Lexo edhe:

Votohet Ligji mbi Valdanosin

Forca e Re Demokratike është themeluar duke e pasur këtë çështje shtyllë programore. Kjo shtyllë u bë edhe njëra nga pikat kryesore në programin e Listës shqiptare, pjesë e së cilës është edhe Forca e Re Demokratike. Sot kjo çëhtje u kompletua, dhe është kënaqësi për të gjithë ata që ndihmuan në realizimin e saj. Një falenderim i sinqertë për të gjithë ata që ndihmuan për të arritë deri në votimin e këtij Ligji.   I urojmë pronarët e ullishtës në këtë fitore! Ta gëzojnë brez pas brezi në shëndet e mirëqenie, ashtu siç e kanë dëshiruar të parët tanë që e kanë krijuar këtë ullishtë përrallore! “, thuhet në kumtesën e Listës Shqiptare.

Share.