Lista shqiptare kerrkon doreheqjen e ministrit Leposaviq

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Konstituentët e Listës Shqiptare (Alternativa Shqiptare, Forca e Re Demokratike, Lidhja Demokratike Shqiptare, Lëvizja Qytetare Perspektiva dhe Unioni i Tuzit dënojnë mohimin dhe revizionizmin e shpeshtë të fakteve dhe gjykimeve të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë në Hagë. Sidomos kur kjo vjen nga kuadrot më udhëheqëse të Qeverisësë Maëit të Zi. Duhet të shprehim shqetësim të thellë për pikëpamjet e shprehura në të Kuvend nga Ministri i Drejtësisë dhe të drejtave të njeriut dhe të pakicave, Vlladimir Leposaviq, në lidhje me gjenocidin e Srebrenicës.

Qeveria në të cilën nuk ka përfaqësues të pakicave, dhe Ministri i përmendur  menaxhon një pjesë të të Drejtave të Njeriut dhe kështu edhe të drejtat e pakicave, shtjen  trazira shtesë midis qytetarëve dhe pjesëtarëve të pakicave në përgjithësi.

Qëndrimet e shprehura nga Ministri si përfaqësuesi zyrtar i Qeverisë që ju drejtoni kanë nxitur reagime të ashpra nga opinioni vendas dhe ndërkombëtar dhe kështu tregojnë se vështirë se mund të pritet që në këtë resor të ketë kapacitet për udhëheqje me kredibilitet politikë drejtë BE-së dhe më e rëndësishmja në forcimin e kohezionit dhe inkluzionit të Malit të Zi.

Lista Shqiptare

Share.