Lista Shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj prezantoi 10 pikat e platformës zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sot në Podgoricë Lista Shqiptare Genci Nimanbegu-Nik Gjeloshaj  nëpërmjet të një konference për media bëri prezantimin e Platformës zgjedhore e cila përbëhet nga 10 pika. Sipas përfaqësuesve të listës, këtë platformë e kanë ndarë në 10 pika të cilat përkojnë me numrin rëndorë të listës zgjedhore.

Në vazhdim mund të lexoni tekstin nga Press konferenca në tërësi:

Mirëdita!

Të nderuar të pranishëm,

Në këtë konferencë të shtypit ne dëshirojmë të lançojmë fillimin e fushatës zgjedhore të Listës Shqiptare dhe të prezantojmë orientimin strategjik dhe pikat kryesore programore të platformës sonë zgjedhore.

Lista Shqiptare ka për qëllim kryesor mbrojtjen e të drejtave dhe interesave të shqiptarëve duke ndalur pabarazin politike dhe ekonomike, asimilimin dhe emigracionin.

Koalicioni jonë beson thellësisht në procedurat demokratike dhe synon që nëpërmjet tyre të realizojë qëllimet e saja.

Këtë gjë e vërteton fakti që gjatë mandatit të kaluar e ligjit kemi mundësuar miratimin e ligjit për simbolet kombëtare dhe kemi bërë të mundur krijimin  e komunës së Tuzit dhe plote qellime tjera.

Prandaj i bëj thirrje votuesve që të mbështesin Listën Shqiptare, të rrumbullakosin numrin 10 në zgjedhjet e 30 gushtit.

Koalicioni Lista Shqiptare është zëri kryesor politik i popullit shqiptar në Malin e Zi dhe do të vazhdojë të shpreh fuqishëm vullnetin e popullit tonë për të pasur paqe, stabilitet, bashkëjetesë në harmoni Malin e Zi.

Populli shqiptar ka pasur një rol kyç në arritjen pavarësisë së Malit të Zi dhe ka luajtur një rol vendimtar në përmbushjen e aspiratës së anëtarësimit në NATO.

Lista Shqiptare do të vazhdojë të punojë për të luajtur një rol konstruktiv në forcimin e sundimit të ligjit e demokracisë në konsolidimin e ekonomisë së tregut si dhe në përshpejtimin e integrimit evropian.

Lista Shqiptare gjithashtu do të angazhohet që pakica shqiptare këtu të shërbejë si urë lidhëse për rritur bashkëpunimin dhe miqësinë e Malit të Zi me Republikat e Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë se Veriut.

Lista Shqiptare ka për qëllim kryesor që Mali i Zi të përmbushë vlerat e kërkuara nga Bashkimi Evropian dhe të garantojë standardet më të larta evropiane të respektimit të të drejtave të njeriut e të pakicave.

Nëpërmjet kësaj qasje ne do të bëjmë të mundur që shqiptarët të gëzojnë kushte dhe trajtim të barabartë, që të respektohet identiteti ynë kombëtar, dhe të nderohen siç e meritojnë festat, simbolet dhe zakonet tona.

Këto përpjekje tona janë vlera universale dhe prej tyre përfitojnë edhe pakicat e tjera në Mal të Zi e jo vetëm shqiptarët. Prej tyre përfiton edhe vetë shteti i Malit të Zi duke u evropianizuar e përmbushur standardet e të drejtave të pakicave të kërkuara nga integrimi evropian.

Një tjetër prej qëllimeve kryesore të Listës Shqiptare që përputhet tërësisht me kriteret të integrimit evropian është decentralizimi. . Prandaj Lista Shqiptare kërkon shtimin e decentralizimit I cili synon që vendim-marrjen ta çojë sa më afër qytetarit.

Po ashtu sistemi i liberal demokracisë dhe ekonomisë së tregut që janë parakushte të integrimit evropian kanë në zemër të tyre mbrojtjen e pronës private. Prandaj kërkesat tona për kthimin e pronave të shqiptarëve janë pjesë integrale e nevojës që ka shteti ynë për të arritur standardet evropiane.

Jo vetëm këto por edhe shumë kërkesa të tjera të popullit shqiptar që janë pjesë e platformës zgjedhore të Listës Shqiptare, duhen parë si objektiva që i shërbejnë jo vetëm komunitetit tonë por vetë Malit të Zi.

Prandaj në këtë konferencë i adresohem jo vetëm bashkëkombësve të mi por edhe bashkëqytetarëve që nuk I përkasin komunitetit shqiptar.

Atyre dua t’iu theksoj duke iu thënë se nëpërmjet përmbushjes së kërkesave legjitime tona, faktikisht ne forcojmë demokracinë e drejtësinë në Malin e Zi dhe bëjmë të mundur që shteti ynë të hyjë më shpejt në Bashkimin Evropian.

Kolegu im i nderuar do të ndalet më hollësisht në shtyllat kryesore programore të platformës sonë zgjedhore. 

PROGRAMI ZGJEDHOR NË 10 PIKA

Lista Shqiptare ka një vizion  për të ardhmen, ka një program të përpunuar mirë që i jep përgjigje nevojave dhe shqetësimeve të qytetarëve dhe që garanton zhvillim për të ardhmen. Si dhe ka kuadrot e duhur të kualifikuar me përvojë për të vënë në jetë programin e saj.

Në këtë konferencë dëshirojmë të shpalosim para jush dhjetë shtyllat kryesore të platformës sonë zgjedhore.

1.. Së pari mbrojtja e të drejtave nacionale të shqiptarëve është objektivi kryesor i Listës Shqiptare dhe arsyeja kryesore përse kemi bërë bashkimin më të madh të partive shqiptare të Malit të ZI. Prandaj pika kryesore e programit tonë është lufta kundër diskriminimit ndaj shqiptarëve.

2.Pika e tjetër e programit tonë, që lidhet ngushtë me të parën është zhvillimi i ekonomik dhe rritja e mirëqenies së popullit tonë, i cili për një kohë të gjatë është diskriminuar jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht.

3.Së treti, infrastruktura është vendimtare për rritjen ekonomike, prandaj modernizimi i infrastrukturës në vendbanimet shqiptare ka për të qenë një ndër synimet kryesore tona.

4. Po ashtu për të përmbushur më mirë të drejtat tona kombëtare dhe për të forcuar lidhjen me shqiptarët që jetojnë në shtetet e tjera. Prandaj një objektiv i katërt I rëndësishëm yni ka për të qenë vendkalimeve të reja kufitare dhe rrugëve përkatëse me Shqipërinë dhe Kosovën.

5. Së pesti objektiv kryesor do të jetë punësimi I të rinjve tanë të cilët në mungesë të mundësive po detyrohet të emigrojnë në këtë aspekt do të hapim vende pune të reja, do të rrisim kapacitetet konkurruese të të rinjve tanë dhe do të bëjmë presion për përfaqësim të drejtë të shqiptarëve në administratën shtetërore.

6.Së gjashti kthimi i pronave të shqiptarëve dhe bërja e mundur e gëzimit të pronës së tyre ka për të qenë një tjetër qenë objektiv kryesor yni. Këtu e kam fjalën jo vetëm për Valdanosin, Shipccanikun por edhe për shfrytëzimin e parkut të Bjeshkëve të Nëmuna.

7. Së shtati arsimi shqip është një ndër themelet e gëzimit të të drejtave nacionale prandaj objektiv kryesor yni do të jetë rritja e cilësë dhe modernizimi I infrastrukturës së shkollave shqipe.

8. Së teti ne besojmë se shqiptarët e Malit të Zi nuk trajtohen barabartë për sa I përket shërbimeve shëndetësore, prandaj do të bëjmë çmos që kudo ku ata banojnë të zgjerohet e modernizohet infrastruktura që iu garanton shërbime shëndetësore.

9. Së nënti, Lista Shqiptare dhe do të punojë shumë fortë për konsolidimin e sektorit të turizmit në trojet shqiptare, jo vetëm atij bregdetar por edhe rural e dimëror duke thithur investime, dhe nxitur investime në infrastrukturën e nevojshme,

10. Së dhjeti Lista Shqiptare a ka pasur si pjesë të rëndësishme ringjalljen e jetës kulturore e sportive të shqiptarëve në Mal të Zi. Prandaj do të angazhohet që të pasurojë jetën sportive, artistike e folklorike të popullit tonë.

Këto ishin 10 pikat kryesore të platformës zgjedhore të Listës Shqiptare e cila është më gjithëpërfshirëse dhe  prek më shumë sektorë. Nëse jeni të interesuar programin e plotë mund ta shkarkoni në internet ose mund t’jua dërgojmë në mënyrë elektronike.

Share.