Lista Shqiptare dakordohet për të filluar bisedimet me shumicën e re

Pinterest LinkedIn Tumblr +

 

Ulqin, 02.10.2020

Nr. 800-116/20

 

Kumtesë e Listës Shqiptare „Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj”

Më 1 tetor 2020, u mbajt mbledhja e radhës e liderëve të Listës Shqiptare „Genc Nimanbegu – Nik Gjeloshaj Koha është tani”. Në mbledhje u konstatua që të gjitha subjektet përbërës të Listës Shqiptare kanë dhënë dritën e gjelbër për hapjen e bisedimeve për pjesëmarrjen në Qeverinë e Malit të Zi dhe lidhur me këtë, u shqyrtua edhe platforma e bisedimeve për pjesëmarrjen e mundshme në qeveri pa të cilën nuk mund të ketë takime e bisedime me subjektet e tjera parlamentare.

Në takim gjithashtu u shqyrtua edhe situata aktuale dhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi dhe u dakorduan hapat e mëtejmë për fortësimin e strukturave funksionale të Listës Shqiptare dhe veprimit unik të saj në periudhën e ardhshme.

 

Shërbimi për media i Forcës së Re Demokratike

 

 

Share.