Lista e votuesve më transparente, problem administrata zgjedhore

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Kryetarja e Qendrës për Tranzicion Demokratik (CDT), Milica Kovaçeviq, vlerësoi se ka rritje të transparencës sa i përket listës së votuesve, por që puna e administratës zgjedhore nuk është transparente sa duhet. Tashmë, thotë ajo, është e qartë se kjo fushatë është një nga më të shtrenjtë në historinë demokratike të vendit. Duke folur në lidhje me shkallën e respektimit të Ligjit për Financimin e Partive Politike dhe Fushatave Elektorale, Kovaçeviq tha se janë regjistruar një numër i lartë i shkeljeve të rënda dhe të lehta të ligjit.

Kjo para së gjithash, ka të bëjë me obligimin e institucioneve shtetërore që çdo shtatë ose 15 ditë të japin informacione mbi shpenzimet buxhetore. Në javën e parë pas shpalljes së zgjedhjeve, vetëm 30 për qind e institucioneve të kontrolluara e kanë plotësuar këtë detyrim, dhe më vonë, gjatë fushatës, kjo përqindje është përmirësuar në mënyrë të konsiderueshme, tha Kovaçeviq.

Gjithashtu, problem paraqet fakti se partitë politike me vonesë i dorëzojnë raportet për financimet e mbledhura, ose nuk i dorëzojnë fare. “Kjo paraqet shkelje të hapur të ligjit dhe do të shohim pas zgjedhjeve nëse do të ketë procedime penale për këtë çështje”, tha Kovaçeviq.

Share.